Arkiv - Milan Radoiçiq (në mes, pa kravatë), pasi u emërua nënkryetar i Listës Serbe, Foto: Kossev/Balkan Insight
Gjykata lëshon urdhër arrest për Millan Radoiçiq
Gjykata Themelore e Prishtinës ka lëshuar urdhër arrest për nënkryetarin e Listës Serbe, Millan Radoiçiq, i dyshuar për rastin e vrasjes së politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviq.
Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar Sylë Hoxha, prokuror i Prokurorisë Speciale të Kosovës.
“Mund të ju konfirmoj se është lëshuar urdhër arrest ndaj Radoiçiqit” tha Hoxha për KALLXO.com.
Në nëntor 2018, Njësitet Speciale të Policisë së Kosovës e kishin kërkuar Radoiçiqin në shtëpinë e tij në Mitrovicën e Veriut, por pa mundur që ta gjejnë.
Në këtë operacion ishin arrestuar katër veta lidhur me vrasjen e Oliver Ivanoviqit.
Lideri i Nismës Qytetare “Liri, Demokraci, Drejtësi”, Oliver Ivanoviq, ishte qëlluar për vdekje mëngjesin e 16 janarit të vitit 2018.
Që nga ajo kohë, Prokuroria Speciale e Kosovës ka arritur t’i dëgjojë 40 dëshmitarë dhe t’i identifikoje tre persona që dyshohet se janë të përfshirë në vrasjen e tij.
Nedelkjo Spasojeviq, Marko Rosiq dhe Dragisha Markoviq, janë personat ndaj të cilëve në dhjetor 2018 Gjykata Themelore në Prishtinë e caktoi masën e paraburgimit