Gjykata lë në paraburgim policin dhe 5 të dyshuarit e tjerë për narkotikë

Gjykata e Ferizajt ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për gjashtë të arrestuarit, të dyshuar për përdorim dhe shitje të substancave narkotike.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari.

I përfshirë në grupin e të arrestuarve është edhe një zyrtar policor i stacionit të Ferizajt B.J.

KALLXO.com ka raportuar në lidhje me arrestimin e zyrtarit policor të cilit në Pikën Kufitare në Vërmicë gjatë kontrollit të tij dhe veturës së tij i është gjetur një sasi e lëndëve narkotike të llojit kokainë.

https://kallxo.com/arrestohet-polici-i-dyshuar-per-500-grame-kokaine-suspendohet-nje-polic-tjeter/

Në lidhje me këtë rast është suspenduar edhe një polic tjetër i cili nuk e ka regjistruar në sistemin e hyrjes të zyrtarit policor B.J.

https://kallxo.com/versioni-i-policise-per-arrestimin-e-policit-i-cili-u-kap-me-kokaine/

Kallxo.com