Gjykata Kushtetuese Inauguron Ueb-Faqen e Re

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka inauguruar sot ueb-faqen e re të kësaj gjykate e cila është krijuar me ndihmën e zyrës së USAID-it në Kosovë.

Shefi i këtij misioni në Kosovë gjatë inaugurimit deklaroi se është i lumtur që ky sajt tani është i plotësuar dhe i dizajnuar për t’i përmbushur nevojat e qytetarëve të Kosovës, e që sipas tij do të jetë më lehtë për t’u informuar.

“Teknologjia është e mirë por prapa saj janë anëtarët e përkushtuar të Gjykatës Kushtetuese, njerëz që janë të dedikuar për sundim të ligjit. Në çdo vend, përfshi edhe timin, Kushtetuta përcakton se kush jemi si popull, prandaj kjo është arsyeja pse puna e gjykatës është shumë e rëndësishme”, tha shefi i misionit të USAID-it në Kosovë, James Hope.

Ndërsa kryetarja e Gjykatës Kushtetuese në Kosovë, Arta Rama Hajrizi, ka falënderuar USAID-in për këtë bashkëpunim.

“Në kuadër të bashkëpunimit në mes të USAID-it dhe Gjykatës Kushtuese, ne kemi përfituar shumë gjëra, përfshi këtu, hartimi i ligjeve së Gjykatës Kushtuese, pastaj ka qenë vizita e parë e gjykatëseve të Gjykatës Kushtetuese në SHBA, hartimi i rregullores së punës, trajnimet e ndryshme dhe punëtori të ndryshme të këshilltareve tanë në çështjet ligjore”, tha në mes tjerash kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama Hajrizi.

Ajo ka shtuar se ueb-faqja tani ka marrë një pamje moderne dhe ofron një kërkim më të avancuar se më herët.

Ajo ka ftuar qytetarët që të hynë më shpesh në ueb-faqen e re të Gjykatës Kushtuese që të mësojnë më shumë gjëra, e që iu ndihmon atyre edhe për ti njohur të drejtat e tyre.

Ky është linku që iu dërgon në ueb-faqen e Gjykatës Kushtetuese.

KALLXO.com e ka transmetuar direkt inaugurimin e ueb-faqes së Gjykatës Kushtetuese.

https://www.facebook.com/kallxo/videos/1539669986102477/?notif_id=1516113938662429&notif_t=live_video_explicit