RAMIZ KELMENDI

Gjykata Konfirmon Aktakuzën ndaj Ramiz Kelmendit për Vjedhje Rryme

Është konfirmuar nga Gjykata në Prishtinë aktakuza ndaj Ramiz Kelmendit deputetit të LDK-së dhe pronarit të kompanisë ETC për vjedhje rryme.

KALLXO.com merr vesh se është refuzuar nga gjykata kërkesa për hedhje poshtë të aktakuzës duke i hapur kështu fillimit të procesit të gjykimit.

Aktakuzën ndaj tij e ka komentuar sot vetë Ramiz Kelmendi që ka folur për KALLXO.com.

Kelmendi ka thënë se në kohën për të cilën akuzohet nuk ka ëpasur përgjegjësi ndaj kompanisë, ngase ka qenë deputet.

http://kallxo.com/ramiz-kelmendi-komenton-aktakuzen-per-vjedhje-te-rrymes/

Ramiz Kelmendi akuzohet nga prokuroria se i ka shkaktuar dëm KEK- ut në shumë prej 22 mijë euro duke i vjedhur rrymën.

Sipas kësaj aktakuze, Kelmendi me qëllim të përvetësimit të sendeve të huaja të luajtshme që vetit ti sjellë dobi pasurore të kundërligjshme nga data e pavërtetuar e deri më 30 qershor 2011, kompania “Elkos”, në Fushë Kosovë, e cila është pronë e tij, i kanë shkaktuar dëm KEK- ut në vlerë prej 22.801.19 euro.

Kjo pasi që, sipas prokurorisë, gjatë një kontrolle të bërë në kompaninë “Elkos” nga punëtorët e KEK- ut, kanë vërejtur se Kelmendi me qëllim të vjedhjes e ka shfrytëzuar në mënyrë të paautorizuar energjinë elektrike.

Në aktakuzë më tej sqarohet se deri tek ky konkludim nga punëtorët e KEK- ut ka ardhur pasi që janë gjetur dy transformator të rrymës që kanë qenë jashtë matjes, derisa një përçues ishte shkëputur nga lidhja.

Si rrjedhojë, prokuroria pretendon se përmes këtyre veprimeve dy të tretat (2/3) e energjisë elektrike nuk ishte regjistruar, me ç‘ rast edhe e akuzon Kelmendin me veprën penale të vjedhjes së rëndë.

Bëhet e ditur se Kelmendi është deklaruar i pafajshëm, ndërsa seanca e radhës nuk u caktua deri sa të parashtrohet kërkesa për hedhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave, e më pas edhe të meret vendimi lidhur me këtë kërkesë.