Drejtori i Inspeksionit Demë Dashi | Foto e nxjerrë nga një video e KALLXO.com

Gjykata i jep edhe 30 dite kohe të akuzuarit për korrupsion për të kundërshtuar akuzën

Gjykata Themelore në Peje e ka shtyrë seancën e sotme për shkak se i akuzuari për keqpërdorim të detyrës zyrtare, Demë Dashi, nuk e ka kundërshtuar akuzën dhe provat brenda afatit të paraparë ligjorë duke i mundësuar kështu që edhe një herë t`i paraqes kundërshtimet.

Gjithë kjo ndodhi pasi i akuzuari kishte vendosur që vet të paraqiste kundërshtimin edhe pse kishte të angazhuar mbrojtës avokatin Flamur Kelmendi, sipas detyrës zyrtare.

Si pasojë e mungesës së tij profesionale në këtë fushë, i njëjti nuk i ka kundërshtuar provat e aktakuzën, por e ka kundërshtuar prokuroren e çështjes e cila tani është përjashtuar nga rasti.

Mbrojtësi i tij, Flamur Kelmendi për mos paraqitjen e kundërshtimeve e fajësoi të mbrojturin e tij Dem Dashin.

“Përkundër dëshirës sime që ta shkruaj kundërshtimin i mbrojturi im më ka thënë se unë do të ndaj një koncept lidhur me pretendimet dhe mbrojtjen time dhe pastaj atë koncept do ta sjelli te t`i, për ta shikuar dhe eventualisht ndryshuar apo plotësuar. Mirëpo, edhe përkundër thirrjeve të mija i njëjti nuk ka vepruar edhe pse unë e kam thirrur sa herë duke kërkuar që t’i sjellë ato”, deklaroj avokati.

Tutje i akuzuari Dem Dashi kërkoi nga gjykata që avokatit Kelmendi t’ia tërheq autorizimin dhe t`i caktojë një avokat tjetër.

Demë Gashi akuzohet se si person zyrtar në pozitën Drejtor i Drejtorisë së Inspekcionit në Komunën e Pejës, me dashje nuk i ka përmbushur detyrat zyrtare të domosdoshme të përcaktuara me ligj gjatë periudhës 7 maj 2014 deri 14 nëntor 2016, në atë mënyrë që ka lejuar ndërtimin e mbi katërmbëdhjetë objekteve shumë banesore në regjionin e Pejës, pa leje dhe me tejkalim të lejeve urbanistike.

Sipas aktakuzës ai ju ka mundësuar përfitim të kundërligjshëm personave Hasan Idrizaj, Arben Qekaj, Artan Gjoci, Metë Ademaj, Agim Lokaj, Artan Gjoci, Sami Karaqica, Visar Kelmendi, Abedin Kurtulaj, Hekuran Selimaj, Kujtim Hadergjonaj, Rexhe Zeka, Sali Qelaj, me mbi 500.00 euro.

Shqyrtimi i dytë u caktua për datën 19 tetor në ora 10 : 00.

KALLXO.com kishte raportuar për arrestimin e tij:

https://kallxo.com/30-dite-arrest-shtepiak-per-drejtorin-e-inspeksionit/

I akuzuari Dashi, arrestimin e kishte cilësuar si komplot ndaj tij.

https://kallxo.com/deme-dashi-arrestimi-komplot-ndertuesve-ilegale/