Gjykata i dënoi me burg dy të akuzuarit që nuk i asgjësuan parfumet false

Xhevdet Rama i akuzuar për ndihmë në kryerje të veprës penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare, është dënuar me 6 muaj burg pasi Gjykata e gjeti fajtor. Ky dënim Ramës mund t`i zëvendësohet me gjobë prej 2500 eurove.

I akuzuari tjetër Abdullah Latifi është dënuar me 6 muaj burg për veprën penale keqpërdorim i detyrës zyrtare. Edhe ndaj Latifit dënimi mund të zëvendësohet me gjobë në shumën prej 3600 eurove.

Gjithashtu dy të dënuarit janë obliguar që të paguajë në emër të paushallit gjyqësore shumën prej 50 euro, si dhe në emër të taksës për kompensimin e viktimave të krimit  të paguajnë shumën prej 50 euro.

Vlen të ceket se dy të akuzuarit në seancën e kaluar kanë Arritur marrëveshjen për pranimin e fajësisë më Prokurorinë.

Të akuzuarit për mos-asgjësimin e parfumeve false arrijnë marrëveshje për pranimin e fajësisë

Pjesë e kësaj aktakuze ishin edhe Artan Ferati, Flamur Hoti, Besnik Beshi dhe Selatin Krasniqi, të cilët në seancën fillestare, ishin deklaruar të pafajshëm  lidhur me akuzat për keqpërdorim të detyrës zyrtare që pretendohet që ndodhën në vitin 2016 në Doganën e Kosovës. Mirëpo ndaj tyre është veçuar procedura

Sipas aktakuzës së ngritur më 29 korrik 2016, Xhevdet Rama me dashje ka ndihmuar Artan Feratin për të kryer vepër penale me vënien në dispozicion të mjeteve për kryerjen e veprës penale, ashtu qe më 1 prill 2016, duke përcjell me veturën furgon që drejtohet nga i pandehuri Selatin Krasniqi me vetëdije të plotë e ka transportuar oficerin doganor Artan Ferati prej ZBD në Prizren deri në Prishtinë.

Më pas në aktakuzë thuhet se me të arritur në SHPK “Eri Group” për asgjësim të 2880 copë të parfumeve “Paco Rabane 1 Milion”, si produkte të ndaluara të importuara nga Kina prej importuesit N.T.T.SH “Te Bashkimi” me pronar Bashkim Latifin me dëshirë që i pandehuri Artan Ferati të mos përkujdeset për mbarëvajtjen e procesit të shkarkimit dhe shkatërrimit të plotë të mallit të falsifikuar siç edhe ka ndodhur.

Tutje ne aktakuzë thuhet se as vetë nuk ka qëndruar deri në fund sepse prej paketave me parfum të ngarkuar në furgon sipas urdhrit të të akuzuarit Rama, punëtorët fizik i kanë nxjerrë vetëm dy paketa dhe i kanë dërguar te presa ku ato janë asgjësuar, ndërsa të tjerat nuk janë shkarkuar nga furgoni dhe me to është larguar furgoni i drejtuar nga Avdullah Latifi.

Sipas aktakuzës më pas e kanë ndaluar hetuesit e Anti- kontrabandë të Doganës së Kosovës  dhe gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar parfumet e destinuara për shkarkim, kurse Artan Ferati është larguar nga vendi i ngjarjes bashkë më të pandehurin Selatin Krasniqi, e më pas është larguar edhe i akuzuari Xhevdet Rama. Me çka i akuzuari Rama akuzohet për ndihmë në kryerjen e veprës penale keqpërdorim i detyrës zyrtare.

Sipas pretendimeve të Prokurorisë thuhet se Artan Ferati e Avdullah Latifi si persona zyrtarë kanë shfrytëzuar detyrën zyrtare dhe nuk i kanë përmbushur detyrat me qëllim që tjetri të fitojë dobi pasurore.

Sipas aktakuzës më 1 prill 2016, gjatë procesit të asgjësimit të produkteve të parfumit, i pandehuri Artan Ferati që është doganier dhe Avdullah Latifi punëtor në NP ”Te Bashkimi” në Prishtinë, pas shkatërrimit të dy paketave, nuk janë interesuar edhe për shkarkimin e produkteve të tjera të mbetura në furgon dhe asgjësimin e tyre përmes presës speciale. E pas konfiskimit të të njëjtave nga Njësiti Anti Kontrabandë i Doganës së Kosovës, Latifi i kishte prezantuar hetuesve dy fatura dhe kuponë fiskal me shënimin kinse po transportohet ujë toaleti.

Më tutje në aktakuzë thuhet se Selatin Krasniqi gjatë ushtrimit të veprimtarisë ekonomike dhe me qëllim të mashtrimit të konsumatorëve ka përdorur shenjën e mallrave dhe gjatë vozitjes së furgonit që kishte qenë pronë e importuesit NTSH “Te Bashkimi” nga Dogana e Prizrenit në kompaninë “Eri Group” në Prishtinë, ka transportuar parfume false që është dashur të asgjësohen, mirëpo nuk janë asgjësuar plotësisht duke i lënë disa paketime në furgon për t’ia ofruar në shitje konsumatorëve të interesuar se kinse janë origjinale me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm. Me këtë veprim akuzohet se ka kryer veprën penale mashtrim i konsumatorëve.

Ndërsa të pandehurit Flamur Hoti dhe Besnik Beshi, thuhet se së bashku kanë marrë pjesë në kryerjen e veprës penale ashtu që në cilësinë e personave zyrtar të Doganës së Kosovës.

I akuzuari Hoti, thuhet se në dy shkresa të veçanta të përpiluara nga ai më 1 prill 2016 që i ka titulluar “Raporti i asgjësimit të mallit” për Sadije Tropojanin që është udhëheqëse e sektorit të DPI-së dhe Drenusha Rizvanollit që është udhëheqëse e njësitit të DPI-së dhe në CC janë përmendur edhe tre udhëheqës të tjerë në Prizren, derisa ky ka qenë në Prizren e jo në vendin e ngjarjes në Prishtinë dhe ka shënuar të dhëna të pavërteta e të paragjykuara.

Në aktakuzë thuhet se ka shkruar se është bërë shkatërrimit i mallit sipas listës së bashkangjitur që ka pasur të dhëna të pavërteta, e ku pjesëmarrës gjatë shkatërrimit thuhet se kanë qenë zyrtari i doganës Besnik Beshi, Xhevdet Rama dhe Artan Ferati, të cilët më pas janë nënshkruar.

Tre të pandehurit thuhet se kanë bërë nënshkrimin në pikën e dytë të faqes së dytë në dy raportet e përpiluara nga i akuzuari Hoti, duke konfirmuara kështu pjesëmarrjen. Me çka kanë kryer veprën penale falsifikim i dokumentit zyrtar.