Ramush Haradinaj-Gazmend Muhaxheri

Gjykata hedh poshtë padinë e Ramush Haradinajt ndaj Gazmend Muhaxherit

Gjykata Themelore në Pejë e ka hedhur poshtë padinë që kryeministri i Kosovës, Ramush haradinaj, e kishte ngritur ndaj kryetarit të komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Pejë, Tringa Zhuti.

Ndërsa Arianit Koci, avokat i Haradinajt, tha për KALLXO.com se nuk ka pranuar ndonjë vendim të gjykatës por paralajmëroi ankesë nëse padia që ai e përfaqësonte në gjykatë është refuzuar.

“Me këtë vendim po stimulohet shpifja e fyerja”, tha Koci.

Muhaxheri ishte paditur për shpifje nga ana e kryeministrit të Kosovës për shkak të disa komenteve të tij të bëra në gazetën austriake “Der Standard” të cilat kryeministri i vlerësonte si “fyese dhe shpifëse”.

Në një seancë të qershorit të këtij viti, Haradinaj kishte kërkuar 250 mijë euro dëmshpërblim nga Muhaxheri për këto deklarata.

https://kallxo.com/video-haradinaj-kerkon-250-mije-euro-demshperblim-nga-kryetari-i-pejes/