Natasha Kandiq, themeluese e Fondit për të Drejtën Humanitare

Gjykata Gjobit Natasha Kandiqin për Akuzat Ndaj Gjeneralit Dikoviq

 

Gjykata e Shkallës së Parë në Beograd vendosi se Kandiq duhet t’i paguajë 550,000 dinarë (rreth 4,480 euro) Dikoviçit për prishje të reputacionit të tij duke thënë se ai ishte i përshirë në krime lufte në Kosovë dhe Bosnje, sipas vendimit që u botua nga Qendra për të Drejtën Humanitare, HLC, të martën.

Gjykata vendosi se Kandiq duhet të kompensojë Dikoviçin për shkak “të stresit mendor të shkaktuar nga dëmtimi i nderit dhe reputacionit të tij” nga akuzat që u bënë në një raport të HLC-së të botuar në vitin 2012, sipas vendimit të marrë muajin e kaluar, por që fillimisht nuk u bë publik.

Në raport dhe në intervistat e dhëna nga Kandiq për mediat, Dikoviq “etiketohet si autor i një vepre penale para marrjes të ndonjë vendimi gjyqësor në lidhje me këtë”, thuhet në vendim.

Gjykata tha gjithashtu se qëllimi raportit të HLC-së ishte “të akuzonte Dikoviqin dhe jo të informonte publikun”.

Dikoviq ngriti një padi kundër Kandiqit dhe HLC-së, të cilën dikur e drejtonte ajo, në shkurt 2013, duke kërkuar një milion dinarë (rreth 9,300 euro) kompensim, por gjykata vendosi se kjo ishte një shumë e madhe.

Por HLC e akuzoi gjykatën se ka bërë gabime ligjore dhe se ka mbërritur “në disa përfundime kontradiktore dhe paradoksale” në lidhje me pretendimet e paraqitura në raport.

“Nga njëra anë, gjykata mori qëndrimin se pala e akuzuar, HLC dhe Natasha Kandiq, duhet të vërtetojnë pretendimet për përfshirjen e Dikoviqit në krime lufte. Nga ana tjetër, ajo nuk pranoi të dëgjojë dëshmitarët e sugjeruar nga e akuzuara, duke thënë se kjo çështje duhet të zgjidhet nga gjykata e krimeve të luftës,” tha HLC në një deklaratë të martën.

HLC tha gjithashtu se gjykata refuzoi të ndalojë procedurat penale, ndërsa Prokuroria Serbe e Krimeve të Luftës përfundoi hetimin e saj paraprak për akuzat ndaj Dikoviqit për përfshirje në një krim lufte në fshatin Rezallë në Kosovë në vitin 1999 – një hetim që nisi pasi HLC-ja paraqiti një ankesë nga Dikoviqit dhe tre ushtarëve të tjerë.

Raporti u publikua menjëherë pasi Dikoviq u emërua shef i shtabit të Ushtrisë Serbe në dhjetor 2011. Ai fokusohet në përfshirjen e tij të dyshuar në krime lufte gjatë konflikteve në Kosovë dhe Bosnjë, kur ai ishte komandant i Brigadës 37-të të motorizuar dhe Batalionit të 16-të Kufitar të Ushtrisë Jugosllave.

Sipas raportit, si komandant i Batalionit të 16-të Kufitar në 1994 dhe 1995 në Serbinë perëndimore, Dikoviq ka marrë pjesë në arrestimin e boshnjakëve që erdhën në Serbi duke u përpjekur t’i shpëtonin Ushtrisë Serbe të Bosnjës. Boshnjakët e kapur më pas iu dorëzuan forcave serbe të Bosnjës dhe më pas u ekzekutuan, pretendon raporti.

Gjatë rastit, Kandiq u shpreh se akuzat ndaj Dikoviqit bazoheshin të gjitha në prova të besueshme dhe një sërë dëshmitarësh, përfshirë edhe dokumente nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, raporte të medias dhe materiale nga faqja e internetit e ministrisë së mbrojtjes së Serbisë.

Megjithatë Dikovia tha se akuzat ishin të rreme dhe ekipi i tij ligjor i dha gjykatës dokumente që tregonin se ai nuk ishte në vendet ku HLC pretendon se ai ishte në atë kohë.

Por HLC deklaroi se kryetarja e trupit Gordana Arandjeloviq “i siguroi Dikoviqit mbrojtje të tepruar” dhe “në mënyrë të paligjshme” s’e lejoi median të ishte e pranishme në një seancë gjatë së cilës Kandiq mori në pyetje gjeneralin.

HLC botoi një tjetër raport në janar të vitit 2015, duke e akuzuar Dikoviqin se kishte komanduar trupat që sulmuan katër fshatra të Kosovës në vitin 1999, kur të paktën 69 civilë u vranë.

Raporti i grupit të të drejtave të njeriut gjithashtu pohoi se Brigada e 37-të e Dikoviqit ishte gjithashtu përgjegjëse për largimin e mëvonshëm të trupave nga fshatrat Rezallë, Çikatovë e Vjetër, Zabel i Ulët dhe Gllanasellë në një tentativë për të mbuluar krimin.

Raporti u dënua nga presidenti serb Tomislav Nikoliq dhe kryeministri Aleksandër Vuçiq, të cilët thanë se pretendimet e HLC-së ishin dashakeqe dhe synonin të shkatërronin reputacionin e ushtrisë.

Si Dikoviq ashtu edhe ministria e mbrojtjes i mohuan me vendosmëri akuzat.