Tefik Sylejmani (në mes), shef i përkohshëm i OShP-së

Gjykata e Tenderëve Zgjodhi Kryesuesin e Përkohshëm

Anëtarët e bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit (OShP) kanë zgjedhur Tefik Sylejmanin si kryesues të të përkohshëm të këtij institucioni.

Emërimi i Sylejmanit në këtë post ka ardhur pak javë pasi Hysni Hoxha dha dorëheqje nga kreu i “gjykatës së tenderëve”.

Në komunikatën e OShP-së thuhet se vendimi për emërimin e Tefik Sylejmanit është marrë unanimisht nga anëtarët e bordit dhe ky vendim vlen deri në plotësimin e bordit dhe emërimit të kryetarit të këtij organi nga Qeveria dhe Kuvendi.

Marrja e këtij vendimi arsyetohet me qëllim të zhbllokimit të punës së OShP-së dhe krijimi i rrethanave faktike dhe juridike, mungesës së kryetarit si dhe anëtarëve të tjera.

http://kallxo.com/ekskluzive-flet-ish-shefi-i-terndereve-pas-doreheqjes/

Ndaj ish kryesuesit të OShP-së është ngritur një aktakuzë për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

http://kallxo.com/seance-15-minuteshe-ndaj-hysni-hoxhes/