Gjykata e Pejës, 3 vite burg për grabitje

Grabitja e 210 eurove nën kërcënimin e armës, në Studenicë të Istogut u gjykua me 3 vite burgim

Gjykata Themelore në Pejë, për këtë grabitje e gjeti fajtor, Bajram Sadikajn, i cili pos dënimit me burg, nga trupi gjykues i përbërë prej gjyqtarëve Sami Sharraxhiu, Lumturie Muhaxheri dhe Ahmet Rexha u dënua edhe me 1000 euro gjobë.

Sadikaj akuzohet se në mbrëmjen e 4 tetorit 2015, në fshatin Studenicë, Komuna e Istogut, duke e kanosur të dëmtuarin Idriz Bytyqi, përvetësoi të hollat në shumë prej 210 euro.

Sipas aktakuzës përderisa i dëmtuari Byqtyqi ishte duke lëvizur me veturë në drejtim të fashatit Radavc, pasi kishte arritur në kthesën e parë të rrugës, me pistoletë në duar para automjetit të tij del i pandehuri Bajram Sadikaj, i cili e detyron të dëmtuarin që të futet në rrugë dytësore dhe më pas të dalë nga vetura, duke ju drejtuar me fjalët “Krejt paret çka i ki në kuletë nxirri dhe mi jep”, me ç ‘rast i dëmtuari Bytyqi ia dorëzon të pandehurit shumën prej 210 euro.