Drejtori i policisë Nehat Thaçi | Foto: KALLXO.com

Gjykata e Nishit: Hetimet për Nehat Thaçin Nisën më 2010

Gjykata e Lartë e Nishit ka lëshuar një deklaratë rreth arrestimit të drejtorit të Policisë Rajonale të Mitrovicës së Jugut, Nehat Thaçi, mbrëmë pak pas mesnatës te pika kufitare Dheu i Bardhë, në të cilën thekson se në bazë të zbatimit të hetimit Prokuroria e Qarkut në Prishtinë, gjykatësi hetues i kësaj Prokurorie më 23.04.2009 ka lëshuar një vendim për zbatimin e hetimit kundër të dyshuarit T.A. dhe T.N. nën dyshimin se kanë kryer vepër penale të terrorizmit nga neni 312 i Kodit Penal.

Gjykatësi hetues i Gjykatës së Lartë të Nishit më 17.09.2010 ka nxjerrë vendim kundër të dyshuarve të lartpërmendur dhe lëshoi një urdhër që ata të jenë nën vëzhgim, kurse më 03.12.2010 Gjykata e Lartë e Nishit, me propozimin e Prokurorisë së Lartë të Nishit, ka nxjerrë vendim për ndërprerjen e procesit të hetimit, se personat e lartpërmendur nuk janë në dispozicion të autoriteteve të Republikës së Serbisë.

Personi T.N. sipas vendimit të mësipërm dhe përshkrimit të urdhërkërkimit është arrestuar, ku pastaj dosja e lëndës sipas kërkesës është dorëzuar në zyrën e prokurorit për rishikim.

http://kallxo.com/nehat-thaci-dyshohet-per-terrorizem/