Gjykata e mban në paraburgim policin e dyshuar për vrasje në Suharekë

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën 30 ditëshe të paraburgimit rreshterit policor, i dyshuar për vrasjen e një 32 vjeçari të shtunën në Suharekë.

Gjyqtari i procedurës paraprake, Xhevdet Elshani, ka marrë aktvendim që të dyshuarit Sh.S. t’ia caktojë paraburgimin në kohëzgjatje prej një muaji.

10:36

Mediat dhe publiku janë larguar nga salla derisa Prokuroria vendosi të lëshojë atë që e quajti ‘mbretëreshë të provave’, në rastin e vrasjes që ndodhi të dielen në Suharekë.

Prokuroria që po e cilëson si të dyshuar policin Sh.S në rastin e vrasjes në një kazino tha se ka video- inçizime si prova.

Këtë video inçizim në CD prokuroria propozoi që të shihet gjatë seancën gjyqësore ku do të vendoset nëse polici i dyshuar do të qëndrojë në paraburgim.

Në këtë seancë, avokati i policit e kundërshtoi caktimin e paraburgimit , sepse sipas tij nuk ka prova që e bëjnë të mbrojturin  e tij , fajtor për këtë vrasje.

“Përveç se është konstatuar vdekja e viktimës nga ana e raportit mjekësor, video inqizimeve të vendit te ngjarjes si dhe një pistolete e cila është në pronësi të pandehurit Sh.S e që e njëjta është në shfrytëzim zyrtar pasiqë i pandehuri me profesion edhe është polic, nuk është vërtetuar me asnjë provë se i njëjti është kryerës i veprave penale që pretendon prokuroria”, tha avokati.

09:49

Polici, Sh.S  ,i dyshuar për vrasje, po konsiderohet i rrezikshëm nëse qëndron në liri, gjatë hetimit të rastit.

Prokuroria dhe mbrojtja e rreshterit të dyshuar për vrasje dhanë argumentet e tyre nëse polici duhet të qëndrojë në paraburgim apo jo.

Një 32 vjeçar nga Mushtishti i Suharekës është vrarë të dielën në mëngjes në një kazino të qytetit, ku po punonte.

Sh.S, i dyshuar për këtë vrasje, sipas prokurorisë ka tentuar t’i zhdukë provat që e inkriminojnë atë.

Prokurori Mehdi Sefa  tha se nëse i njëjti qëndron në liri, mund të tentojë sërish të shkatërrojë provat.

“Rreth asgjësimit të provave i njëjti menjëherë pas kryerjes se veprës penale ka tentuar të asgjësojë provat, dhe atë video inqizimin brenda vendit ku është kryer vepra penale . Andaj i njëjti po të qëndrojë në liri ai mund të tentojë përsëri shkatërrimin e provave”, tha prokurori.

Në anën tjetër, avokati Sefer Morina  e kundërshtoi caktimin e paraburgimit , sepse sipas tij nuk ka prova që e bëjnë të mbrojturin  e tij , fajtor për këtë vrasje.

“Përveç se është konstatuar vdekja e viktimës nga ana e raportit mjekësor, video inqizimeve të vendit te ngjarjes si dhe një pistolete e cila është në pronësi të pandehurit Sh.S e që e njëjta është në shfrytëzim zyrtar pasiqë i pandehuri me profesion edhe është polic, nuk është vërtetuar me asnjë provë se i njëjti është kryerës i veprave penale që pretendon prokuroria”, tha avokati.