Gjykata e Kthen në Punë ish-Drejtorin e Ujësjellësit

Po ashtu, Gjykata detyron KUR “Prishtinën” t’i paguajë paditësit në emër të kompensimit pagat mujore duke filluar nga data 8.3.2016 deri më 30.4.2017, e që kap shumën e 24.439.87 euro.

Në një prononcim për KALLXO.com, Gjelosh Vataj tha se është informuar për aktgjykimin dhe se pret kthimin në punë pasi që aktgjykimi të bëhet i plotëfuqishëm.

Gjykata ka vendosur që kundër këtij aktgjykimi mund të ushtrohet ankesë brenda shtatë ditësh.

Dhe, pala e paditur KUR “Prishtina” e ka ndërmend të ankohet ndaj këtij aktgjykimi.

Lajmin se do të ankohen për KALLXO.com e konfirmoi kryeshefi ekzekutiv aktual i Kompanisë Ilir Avdullahu.

“Po, do të parashtrojmë ankesë brenda afatit ligjor. Afati skadon nesër”, tha Avdullahu.

Në mars të vitit 2016, Bordi i Drejtorëve të Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” e kishte shkarkuar Gjelosh Vatajn dhe Selatin Retkocerin.

“Bordi i Drejtorëve të KUR ‘Prishtina’ njofton opinionin dhe te gjitha palët e interesit se në bazë të kreut IV, Neni 21, pika 21.1 te Ligjit mbi Ndërmarrjet Publike, në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur më datën 08.03.2016 ka marre vendim për shkarkimin e kryeshefit ekzekutiv z. Gjelosh Vataj dhe zyrtarit kryesor financiar z Selatin Ratkoceri,” thuhet në komunikatë.

Bordi e arsyetonte shkarkimin e Vatajt dhe Retkocerit me shkeljet e gjetura nga raporti i Auditorit në  Ujësjellësin “Prishtina.

“Arsyetimi për shkarkimin e z. Vataj dhe z. Ratkoceri është i bazuar në të gjeturat e specifikuara në raportet e auditimit te brendshëm mbi shkeljet etike e ligjore në kontekst të legjislacionit të prokurimit publik të pasqyruara ne raportin e auditimit te brendshëm tek proceset e prokurimit dhe furnizimeve, deklarimin dhe raportimin e pasakte financiar tek raporti i TM4 përkatësisht pasqyrave financiare,” thuhet në arsyetim.

Vataj e Retkoceri ishin shkarkuar edhe për dëmtim të reputacionit të ndërmarrjes.

Shkarkohen Gjelosh Vataj e Selatin Retkoceri