Josip Broz Tito

Gjykata e Beogradit Ndan Pasurinë e Titos

Ndarja e vonuar e pronës së Titos erdhi një hap më afër të mërkurën kur Gjykata e parë Themelore në Beograd i shikoi të gjitha provat në rastin e trashëgimisë e cila është zvarritur në më shumë se tri dekada.

“Sot u lexuan të gjitha provat e marra nga gjykata dhe tani presim vendimin e gjykatës… ndoshta vendimi do te merret në fillim të vitit të ardhshëm”, tha Violeta Kocic- Mitacek, avokate për trashëgimtarët e Titos.

Trashëgimtarët e sunduesit i cili qeverisi për një kohë të gjatë ish federatën jugosllave janë djali i tij Misha Broz dhe nipërit Josip, Zlatica dhe Edward Broz.

Trashëgimtaret dhe shteti janë duke pretenduar t’i mirëmbajnë ato në një vend të sigurt në Bankën Kombëtare të Serbisë, ku ruhen mobilie të shtrenjta, koleksione të pullave, monedha ari, stoli, gurë të çmuar, ora të vlefshme dhe gjëra të tjera.

Anëtaret e ish familjes mbretërore të Jugosllavisë, Karagjorgjevic, po marrin pjesë gjithashtu në diskutimin për ndarjen e trashëgimisë, duke kërkuar pasuri pasi pretendojnë që ata dikur i përkisnin dinastisë.

Avokati i tyre, Zoran Zivanovic, tha për BIRN se gjithashtu edhe ai është duke pritur vendimin përfundimtar në vitin e ardhshëm.

“Është e vështirë të pritet një vendim brenda 15 ditëve, sepse ky është një rast shumë i madh gjyqësor dhe kërkon shumë punë”, tha Zhivanoviç.

Gjyqësori nuk ka pasur sukses në zgjidhjen e pasurive Titos që prej vdekjes së tij në vitin 1980.

Një paradë e zakonshme e Titos.
Një paradë e zakonshme e Titos.

Disa gjëra nga pasuria e tij, duke përfshirë vila dhe makina të shtrenjta shkuan në shtetet e formuara pas shpërbërjes së Jugosllavisë, disa u vodhën dhe për fatin e pjesës së mbetur nuk është vendosur ende.

Rasti i trashëgimisë filloi me kërkesë të birit tani ndjerit Zharko Broz në vitin 1983.

Gjykata e katërt Komunale e Jugosllavisë ka lëshuar një vendim për ndarjen e aseteve në vitin 1989, por Jovanka Broz, e veja e Titos, refuzoi të pranojë atë.

Gjykata Kushtetuese në vitin 2000 shpalli ligjin mbi menaxhimin e pasurive të Titos si antikushtetues duke iniciuar rastin aktual gjyqësor, të cilit tani po i vjen fundi.

Tito sundoi Jugosllavinë nga 1945 deri në vdekjen e tij në vitin 1980, pasi e udhëhoqi luftën partizane gjatë Luftës se Dytë Botërore. Edhe tani disa ende e shohin kohën e tij me nostalgji.

Për shkak të qëndrimit të tij neutral ndaj blloqeve botërore, ai vdiq i admiruar nga shumë në Perendim si një diktator dashamirës, dhe u lavdërua për bashkëjetesë paqësore dhe rujatjen e popujve të Jugosllavisë.

Jugosllavia ishte i vetmi vend socialist i cili shpëtoi me sukses nga dominimi i Bashkimit Sovjetik, pasi u nda nga Stalini në vitin 1948 për të ndjekur kështu një politikë të jashtme neutrale gjatë Luftës së Ftohtë. Vendi u shpërbë 10 vjet pas vdekjes së Titos në vitin 1980.