Qemajl Mustafa, ish kryetar i Gjilanit

Gjykata e Apelit Ndryshon Fatin e Aktakuzës Ndaj Qemajl Mustafës

Gjykata e Apelit ka aprovuar ankesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës në lidhje me hedhjen poshtë të aktakuzës ndaj ish-kryetarit të Gjilanit Qemajl Mustafa dhe 38 personave tjerë.

Gjykata në Gjilan aktakuzën ndaj Mustafës dhe të tjerëve e kishte hedhur poshtë më 25 korrik 2017.

Por Gjykata e Apelit e ndryshoi aktvendimin e themelores për këtë aktakuzë, duke ia kthyer përsëri asaj këtë çështje për shqyrtim fillestar.

Sipas aktakuzës së prokurorisë, Qemajl Mustafa dhe H.D., V.G., Q.S.,I.R.,M.N.,M.K., F.H., D.B.,A.H., R.M., S.Sh., G.K.,Sh.Q.,M-C.Sh., I.F., B.M., H.I., F.O. ,H.A., S. Xh., Q.L., E.B., A.M., N.S., Z.F., A.M. dhe N.J. ngarkoheshin për krim të organizuar në lidhje me keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Ndërsa B.K., A.P., Rr. H., F.Z., S.I., N.M. ,M.A., B.G., A.A., dhe A.S. akuzoheshin për krim të organizuar në lidhje me keqpërdorim të autorizimeve në ekonomi.

KALLXO.com në vazhdimësi kishte raportuar lidhur me rrjedhën e gjykimit të Mustafës dhe të tjerëve.

http://kallxo.com/gjykimi-qemajl-mustafes-zhvendoset-ne-peje/

http://kallxo.com/gjykimi-qemajl-mustafes-ne-sallen-e-asamblese/