Gjykata e Apelit e vërteton pafajësinë e Fatmir Limaj dhe të tjerëve

Përmes një komunikate për media Gjykata e Apelit ka bërë të ditur se ka refuzuar ankesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës kundrejt vendimit të Gjykatës së Prishtinës për lirimin e Fatmir Limajt dhe të tjerëve, të akuzuar në rastin e njohur si “MTPT”.

Fatmir Limaj, Nexhat Krasniqi, Endrit Shala, Shpëtim Telaku, Florim Zuka akuzoheshin nga Prokuroria për kryerjen e veprave penale të krimit të organizuar,  shpërdorimit të pozitës zyrtare ose të autorizimit, marrjes së ryshfetit, dhënies së ryshfetit, keqpërdorimi të autorizimeve në ekonomi si dhe  veprave të tjera penale në formë të mos deklarimit të parave të pranuara për fushatë, parashikuar me Rregulloren e Unmikut nr.2004/2 për pengimin e shpëlarjes së parave dhe veprave të ngjashme penale.

Pas tetë vjetësh procedurë gjyqësore Gjykata e Prishtinës me 24 nëntor 2017 kishte marrë aktgjykim me anë të të cilit të gjithë të akuzuarit duke përfshirë këtu ish ministrin e Transportit dhe Telekomunikacionit, Fatmir Limajn, i kishte liruar nga të gjitha pikat e akuzës.

Disa muaj pas vendimit për lirimin e të akuzuarve, i pakënaqur me vendimin e Gjykatës së shkallës së parë, Prokuroi i EULEX-it Charles Hardaway me 22 mars 2018 kishte ushtruar ankesë në Gjykatën e Apelit.

E kjo e fundit gjatë ditës së sotme ka njoftuar se pas shyrtimit të ankesës së Prokurorisë ka marrë vendim për refuzimin e ankesës së Prokurorisë duke e vërtetuar kështu aktgjykimin e Gjykatës së Prishtinës.

2700 Ditët e Gjykimit që në Fund e Lanë të Lirë Limajn

Limaj këtë aktakuzë që nga EULEX-i quhet e konsoliduar pasi në të janë bashkuar rastet MTPT 1 dhe MTPT 2 më 30 tetor të vitit 2015 e cilësoi të ngritur me urdhër politik.

Ky proces gjyqësor lidhej me disa rrugë të asfaltuara në Komunën e Gjilanit.