Faik Grainca | Foto: Facebook
Gjykata Cakton Seancën Kundër Faik Graincës
23.1.2018 - 14:30
Është caktuar seanca fillestare kundër Faik Graincës, ish-drejtorit të Urbanizmit në Komunën e Ferizajt.
Graica do të dalë para gjyqit për keqpërdorim detyre më 23 shkurt.
Lajmin për caktimin e seancës kundër Graincës në këtë ditë e bëri të ditur për KALLXO.com zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Ferizaj Albënora Bekteshi.
KALLXO.com raportoi për aktakuzën e ngritur ndaj Graincës më 4 janar 2018.
Atë ditë kryeprokurori i Ferizajt Shukri Jashari tregoi për KALLXO.com se aktakuza lidhet me falsifikimin e disa nënshkrimeve në zonën e 8 lidhur me planin zhvillimor në Ferizaj.
http://kallxo.com/faik-grainca-akuzohet-per-keqperdorim-te-detyres/