Foto: Arkiv

Gjuriqin nuk e befason platforma për dialogun

Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka komentuar platformën e Qeverisë së Kosovës për dialogun e Brukselit.

Gjuriq tha për televizionin publik serb RTS se nuk është befasuar nga kjo platformë.

“Mua, kjo që Prishtina e bëri këtë lëvizje, aspak nuk më befason. Shikoni se çfarë treguan se mendojnë për bisedimet në disa nga javët e fundit”, tha Gjuriq.

Ai konstatoi se për platformën është më mirë të pyeten ndërmjetësit e dialogut.

“Kjo është para së gjithash çështje e ndërmjetësuesve të këtyre bisedimeve, të cilët mendoj se duhet të kenë qëndrim të qartë për këtë çështje”, tha Gjuriq.

Qeveria e Kosovës platformën pre bisedimet me Serbinë në Bruksel e paraqiti të enjten.

Gjuriq tha se nëse ka qëndrime të caktuara, paraprakisht caktohet rezultati i bisedimeve.

“Nëse paraprakisht e çimentoni qëndrimin tuaj, shtrohet pyetja se cila është mundësia që të bëhet diçka”, tha Gjuriq.

Gjuriq dje ishte në Mitrovicën Veriore, ndërsa deklaroi se nuk beson që autoritetet kosovare kanë qëllim për ta krijuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

http://kallxo.com/gjuriq-nuk-beson-qe-prishtina-do-ta-krijoje-asociacionin/

Gjuriq vizitoi Kosovën edhe për pashkët ortodokse, ndërsa atëherë porositi që Serbia do të dijë ta mbrojë popullin e saj në Kosovë.

http://kallxo.com/gjuriq-do-te-dime-ta-mbrojme-popullin-tone-ne-kosove/

Më 26 mars, ai u arrestua në Mitrovicën Veriore për hyrje ilegale në territorin e Kosovës.

http://kallxo.com/foto-gjuriq-deportohet-jashte-territorit-te-kosoves/

Më pas u soll në Prishtinë dhe u deportua nëpërmjet Merdarit.