Marko Gjuriq - Foto: REL

Gjuriq: Zgjedhjet e nesërme mbrojnë mbijetesën dhe interesin e Serbisë

Shefi i zyrës për Kosovë në Serbi, Marko Gjuriq përmes një intervistë dhënë për Radio Televizionin e Serbisë ka thënë se do të provoj që nesër të jetë në Kosovë.

Mirëpo, kërkesa e tij për ta vizituar Kosovën është refuzuar sot gjatë ditë nga institucionet e Kosovës.

Ndonëse ai nuk do të vijë në Kosovë, thotë se zyrtarët e tjerë të shtetit serb në vazhdimësi e vizitojnë Kosovën.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve të veriut që të dalin në votojnë.

“Unë u them të gjithë tani që janë në qendër të Zveçanit, Mitrovicës, Zubin Potok, Leposaviq, Banjska, të dinë se këto zgjedhje janë për të mbrojtur mbijetesën e Serbisë dhe interesin e Serbisë”, ka thënë Gjuriq në intervistën për RTS.

Nesër priten të mbahen zgjedhjet në 4 komunat veriore, pas dorëheqjes së kryetarëve në nëntorin e vitit të kaluar.

Përgatiti: Taulant Osmani