Gjuriq: Do të Dimë ta Mbrojmë Popullin Tonë në Kosovë

Marko Gjuriq, drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë porositi mbrëmë që Serbia do të dijë ta mbrojë popullin e saj në Kosovë.

Gjuriq që mori pjesë në liturgjinë e pashkëve ortodokse në Manastirin Banjska pranë Zveçanit, sipas Tanjugut, tha se serbët do të mbijetojnë dhe të qëndrojnë në Kosovë.

“Serbia do të jetë gjithmonë me popullin e saj në Kosovë. Ne serbët jemi popull numerikisht i vogël, por popull trim dhe liridashës dhe do të mbijetojmë dhe do të qëndrojmë në Kosovë”, tha Gjuriq.

Ai deklaroi se Serbia do të dijë ta mbrojë popullin e saj në Kosovë, pasi, sipas tij, që një mijë vjet këtu ndërtohet identiteti i popullit serb.

“Do të dimë si Serbi që ta mbrojmë popullin tonë në Kosovë. Sepse këtu në Kosovë që më shumë se 1 mijë vjet ndërtohet identiteti i popullit serb, i tërë popullit serb. U ndërtua në të kaluarën, ndërtohet edhe sot, të jeni të sigurt që do të ndërtohet edhe në të ardhmen”, tha Gjuriq.

Ai pati edhe porosi për pashkët.

“Për këto pashkë porosis për këmbëgulje, qëndrueshmëri dhe dashuri për të gjithë”, tha Gjuriq.

Gjuriq erdhi dje në Kosovë me leje të institucioneve të Kosovës.

Para gati dy javësh, më 26 mars, ai u arrestua në Mitrovicën Veriore për hyrje ilegale në teriitorin e Kosovës.

https://kallxo.com/foto-gjuriq-deportohet-jashte-territorit-te-kosoves/

Më pas u soll në Prishtinë dhe u deportua nëpërmjet Merdarit.