Ilustrim

Gjuajtje me Kallashnikov në Prishtinë, një i lënduar

Pak para mesnatës policia ka marrë një informacion se në Prishtinë, ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Me të marrë informacionin njësitet policore janë nisur drejt vendit të ngjarjes ku kanë gjetur një person të lënduar.

Nga i njëjti policia ka njoftuar se kanë konfiskuar një kallashnikovë.

I lënduari është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Në lidhje me këtë ngjarje policia ka arrestuar një person i cili është dërguar në mbajtje pas urdhrit të prokurorit të rastit, ndërsa dy persona të tjerë të dyshuar janë duke u kërkuar nga policia.