Ilustrim Policia në vendin e ngjarjes - Foto: KALLXO.com

Gjuajtje me armë në Prishtinë

Një rast i gjuajtjes me armë ka ndodhur sonte në rr. “Isa Kastrati” në Prishtinë.

Policia e ka konfirmuar për KALLXO.com rastin.

Sipas zëdhënësit të Policisë, Agron Borovcit, rreth orës 18:30, Policia ka marrë një informacion në lidhje me një gjuajtje me armë në rrugën “Isa Kastrati”.

“Me të dalë në vendin e ngjarjes Policia ka marre në intervistë ankuesin, ku sipas tij deri sa ishte në veturë ka dëgjuar të shtëna me armë zjarri”, tha Borovci për KALLXO.com.

Sipas zëdhënësit, të lënduar dhe të arrestuar nuk ka ndërsa një dritare e një veture është dëmtuar.

“Policia është duke u marrë me rastin”, tha Agron Borovci.