Ilustrim: Kallxo.com

Gjuajtje me armë në një lokal në Prishtinë

Një rast i rrahjes dhe gjuajtes me armë zjarri është raportuar të ketë ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit, në rrugën “Ahmet Krasniqi”, në Prishtinë.

Zëdhënësi i policisë në rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka thënë për KALLXO.com se në këtë rast nuk raportohet për persona të lënduar nga arma e zjarrit.

“Njësitet policore kanë dal në vendin e ngjarjes, ku kanë kontaktuar ankuesit të cilët më pas kanë vazhduar në QKUK për tretman mjekësor”, ka thënë Borovci.

Sipas tij, nga informacionet e para dyshohet se rasti ka ndodhur në një lokal në rrugën “Ahmet Krasniqi”, dhe të njëjtit janë sulmuar nga sigurimi i lokalit.

“Ndërkohë që është njoftuar prokurori i shtetit është bërë ekzaminimi i vendit të ngjarjes, ka vazhduar hetimi nga ana e policies, me qëllim të ndriçimit të plotë të rrethanave nën të cilat është zhvilluar ngjarja”, ka sqaruar Borovci.