Ilustrim

Gjuajtje me armë në Leposaviq

Në Socanicë të komunës së Leposaviqit është arrestuar një person për përdorim të armës nën ndikimin e alkoolit.

I dyshuari kishte shtënë me armë zjarri në ajër dhe ishte larguar në drejtim të panjohur.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë.

Nuk raportohet për lëndime në njerëz ndërsa rasti vazhdon të hetohet.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 21:35.