Ilustrim

Gjuajti me armë në aheng, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar gjatë ditës së kaluar në Podujevë.

I dyshuari kishte gjuajtur me armë zjarri në një aheng familjar.

Policia kishte pranuar informatën për të shtënat dhe ka dalë në vendin e ngjarjes ku më pas ka konfiskuar edhe një pistoletë me katër copë fishekë.

I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.