Rexhë Gjonbalaj

Gjonbalaj: Jam duke u gjykuar për Telekomin

Ish-kryetari i Bordit të Drejtorëve të PTK-së Rexhë Gjonbalaj është duke u intervistuar nga Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala.

Gjonbalaj para anëtarëve të këtij komisioni ka thënë se është në proces gjyqësor duke u gjykuar si i akuzuar  edhe në gjykatë për këtë çështje dhe e ka ngritur dyshimin se nëse dëshmon para mediave mund të ketë pasoja në gjykatë.

“Për fat të keq nuk kam mundësi me e dhënë mendimin për disa vjet. Unë jam në proces gjyqësor në lidhje me këtë çështje. Nuk e di ligjërisht a mund të flas sot para mediave, se a dëmtohet procesi gjyqësor. Duhet të më siguroni që nuk ka pasoja”, ka thënë Gjonbalaj.

Ndërsa anëtarët e Komisionit e siguruan se dëshmia e tij nuk do të ketë pasoja dhe nuk do ta dëmtojë procesin gjyqësor ku është duke u gjykuar Gjonbalaj, pasi nuk ka ndonjë ndalesë nga gjykata dhe seancat e gjykimit janë publike.

 

https://kallxo.com/merovci-bordi-i-ptk-se-me-ka-bere-presion-per-nenshkrim-te-kontrates-me-dardaphone/