Foto: Ministria e Infrastrukturës

Gjokaj Qetëson Prindërit- Mos u Brengosni për Fëmijët në Brezovicë

Pas rrëshqitjes së një autobusi me nxënës dhe bllokimit nga reshjet e borës të disa të tjerëve në Brezovicë, komandanti i Stacionit Policor në Gjakovë Kristë Gjoka siguroi prindërit se gjithçka është në rregull me fëmijët e tyre.

“Të nderuar qytetarë te Gjakovës, ju prindër që keni fëmijët tuaj në Brezovicë. Sapo mora konfirmimin zyrtar se të gjithë autobusët tashmë janë duke lëvizur në drejtim të Gjakovës, por për shkak të borës lëvizja është e ngadalësuar por e kujdesshme”, shkroi në facebook majori Kristë Gjokaj.

I kontaktuar me telefon pas këtij postimi, Gjokaj tregoi për KALLXO.com se ka pranuar afro 100 telefonata nga qytetarë të ndryshëm që kanë kërkuar informacione për gjendjen e rrugës që çon në Brezovicë dhe kanë paraqitur shqetësimet për vonesat që kanë ndodhur me oraret e autobusëve.

Lidhur me situatën e sotme të krijuar në Brezovicë, informata dhanë edhe Kryeministri Ramush Haradinaj dhe ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj.