Gjobitet me 100 euro qytetari në Ferizaj që hodhi baltë

Komuna e Ferizajt ka njoftuar se është gjobitur një qytetar që ka hedhur baltë në skaj të hekurudhës.

Sipas një postimi në ‘Facebook’, qytetari i cili duke punuar në hapjen e një pusi, mbeturinat, gjegjësisht baltën e ka hedhur në hapësirën publike skaj hekurudhës, duke shkaktuar kështu ndotje që dënohet me gjobë mandatore në vlerë prej 100 euro.

“Politikat e qeverisjes lokale për mbrojtjen e mjedisit janë të pakompromis në pikëpamje të shqiptimit të dënimeve, gjobave mandatore për ndotësit e mjedisit. Së fundmi, nga raportimi i qytetarit me iniciale H.E tek organi i Inspektoratit të Komunës, për hedhjen e baltës skaj hekurudhës në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, u ndërmorrën menjëherë veprimet e nevojshme që rezultuan me identifikimin dhe dënimin e kryesit të ndotjes, qytetarit me iniciale E.B i cili duke punuar në hapjen e një pusi, mbeturinat, gjegjësisht baltën e ka hedhur në hapësirën publike skaj hekudhurës, duke shkaktuar kështu ndotje që dënohet me gjobë mandatore në lartësinë 100,00€”, thuhet në postimin e komunës së Ferizajt.

Tutje, Komuna inkurajon qytetarët e Ferizajt që të raportojnë raste të tilla në Inspektoratin e Komunës, me qellim të mbrojtjes së mjedisit.

24.04.2019

Video ku shihet një qytetar duke hedhur baltë skaj hekurudhës që ka nxitur reagimin e Inspektoratit të Komunës, duke e identifikuar dhe gjobitur atë me gjobë administrative në vlerën 100,00€. Të pakompromis në betejën për mbrojtjen e mjedisit!

Publiée par Komuna e Ferizajt sur Mardi 23 avril 2019