Gjobitet kontraktori i KOSTT-it

Drejtori i ri i Inspeksionit në Komunën e Prishtinës Adonis Tahiri, ka shkruar në ‘Facebook’ se kanë  gjobitur kontraktorin KOSTT-it, për shkak të pakujdesive gjatë punimeve në Bulevardin Dëshmorët e Kombit në Prishtinë.

“Posedimi i lejes, nuk do të thotë të punosh ‘shkel e shko’. Vendpunishtja duhet të sigurohet dhe t’i ketë të vendosura shenjat e duhura paralajmëruese. Në mungesë tyre, sot është gjobitur kontraktori i KOSTT-it për zhvillim të punimeve në Bulevardin Dëshmorët e Kombit”, ka shkruar Tahiri.

Ditëve të fundit, drejtori i sapoemëruar i Inspeksionit në Komunën e Prishtinës ka publikuar gjobat dhe rastet e inspektuara në kryeqytet që nga marrja e mandatit.

https://kallxo.com/inspeksioni-ndaloi-punimet-ne-terrasa-ne-lagjen-dardania-ne-prishtine/