Gjobën e trafikut tashmë mund ta paguani edhe në Postë

Posta e Kosovës tashmë u mundëson qytetarëve, që të paguajnë gjobat e trafikut në cilëndo prej pikave të tyre.

Përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, është bërë e ditur se kur paguani gjobën përmes postës, ajo do të shlyhet menjëherë nga sistemi i Policisë.

“RISI për Gjobat në Trafik!!! Nëse paguani gjobën në Postë, ajo shlyhet automatikisht nga Sistemi i Policisë”, është shkruar në njoftim.