Foto-ilustrim

Gjobë për Ryshfetin që u Dha Policëve

Gjykata Themelore në Prishtinë e dënoi me 200 euro gjobë Raif Hajrën pasi në seancën fillestare të zhvilluar ndaj tij, Hajra e pranoi se u kishte dhënë ryshfet policëve.

I akuzuari Raif Hajra e kondsideroi veten fajtor, pasi iu lexua aktakuza nga prokurorja Ikramije Bojaxhiu.

“Masi ma ka shkruar dënimin ia kam japë 10 euro policit. Kam gabuar dhe kurrë më nuk do ta bëj,” tha Hajra.

Më pas me pranimin e fajësisë u pajtua edhe prokurorja Bojaxhiu, ndërsa këtë pranim e miratoi kryetarja e trupit gjykues Suzana Qerkini.

Qerkini pastaj shpalli vendimin për Hajrën, duke e dënuar atë me 200 euro gjobë dhe 50 euro pagesë të shpenzimeve të gjykatës.

Raif Hajra akuzohej nga Prokuroria Themelore në Prishtinë se më 8 tetor 2014 pas ndaljes nga policia e trafikut në Magjistralen Prishtinë-Pejë në fshatin Vragoli për shkak tejkalimit të shpejtësisë së lëvizjes, pasi që policia i shqipton gjobë, Hajra ua kishte hedhur zyrtarëve policorë 10 euro në veturën zyrtare në emër të ryshfetit për të mos ia shqiptuar gjobën.

KALLXO.com ka shkruar edhe më herët për tentime të të dënuarve në komunikacion që t’u japin ryshfet policëve.

http://kallxo.com/tenton-tu-jape-ryshfet-policeve/

http://kallxo.com/arrestohet-pasi-tentoi-ti-bleje-policet-pese-euro/

http://kallxo.com/arrestohet-pasi-tentoi-ti-korruptoje-policet/