Gjilani Shpalli ‘Qytetar Nderi’ Ambasadorin William Walker

Ky titull iu dha, siç njofton komuna, për kontributin e tij madhor në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut në Kosovë dhe për informimin e botës mbi pasojat e tmerrshme të luftës në vendin tonë.

Këtë çmim, Kryetari Lutfi Haziri ia dorëzoi ish-ambasadorit gjatë seancës solemne që mbajti Kuvendi Komunal i Gjilanit.

Kryetari i Haziri tha se “Ambasadori Walker i dha shpresë luftës në Kosovë”.

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker po nderohet dhe po pritet nëpër shumë vende të Kosovës. Para dy ditëve, një shtatore në nderim të tij u ngrit në fshatin Reçak të Shtimes.

http://kallxo.com/recaku-ben-vend-walkerit-brenda-vetes/