Gjilani do të dërgojë 20 nxënës në Turqi për aftësim profesional

Drejtoria Komunale e Arsimit në Gjilan ka bërë të ditur se njëzet nxënës të kësaj komune do të aftësohen në Turqi, në fushën e inovacionit të teknologjisë, dizajnit dhe në përgatitjen e cilësinë e ushqimit.

Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Nazim Gagica, ka thënë se kjo marrëveshje është arritur në Bursa të Turqisë, pas vizitës në disa korporata, kompani dhe biznese të cilat operojnë atje.

“Jam shumë i lumtur dhe e falënderoj shtetin turk që e ofroi këtë mundësi të jashtëzakonshme për aftësimin profesional të 20 nxënësve në lëmi të ndryshme. Ky lajm i mirë ka ardhur pas binjakëzimit të shtatë shkollave të Gjilanit me shtatë shkolla të Bursës. Tashmë ne do t’i bëjmë përgatitjet për përzgjedhjen e nxënësve më të mirë në fushat përkatëse.”, ka deklaruar Gagica.