Komuna e Gjilanit, Foto: Komuna e Gjilanit

Gjilan, shtyhet afati i pagesës së tatimit në pronë

Komuna e Gjilanit ka njoftuar qytetarët e saj se afati për pagesën e këstit të parë të tatimit në pronë shtyhet deri më 28 qershor.

Sipas komunës kjo është bërë për shkak të vonesës së lëshimit të faturave nga ana e Ministrisë së Financave.

“Drejtoria për Buxhet dhe Financa e Komunës së Gjilanit, njofton qytetarët se për shkak të vonesës së lëshimit të faturave nga Ministria e Financa, Departamenti i tatimit në pronë, kjo e fundit ka marrë vendim që të shtyhet afati i pagesës së këstit të parë i cili do të jetë deri më 28 qershor 2019”, është thënë në një njoftim për media.

Tutje është thënë se afati i ankesave shtyhet deri më 31 maj 2019, përderisa pagesa e këstit të dytë të tatimit në pronë mbetet 30 shtator 2019

“Apelohen qytetarët që t’u përmbahen këtyre afateve të pagesave, ngase për çdo vonesë obliguesi i tatimit në pronë ndëshkohet me kamatë”, thuhet në njoftim.