Teatri i Gjilanit

Gjilan, nis edicioni i 28-të i Manifestimit ‘Flaka e Janarit’

Me organizimin e ‘Akademisë së Flakës’ e cila mbahet në ora 16:00 në Teatrin e Qytetit dhe ‘Panelit të Flakës’ në ora 17:00, që hapet në Galerinë e qytetit do të nisë sot në Gjilan edhe zyrtarisht edicioni i 28-të i Manifestimit Kulturor Mbarëkombëtar “Flaka e Janarit”.

Këtë edicion “Flaka e Janarit” i kushtohet 20-vjetorit të çlirimit të Gjilanit dhe akademia që do të çelë edicionin e 28-të i kushtohet këtij përvjetori.

Përmes një njoftimi Komuna e Gjilani bën të ditur se përveç akademisë dhe hapjes së ekspozitës së arteve figurative, aktivitetet do të vazhdojnë më 19 janar me mbajtjen e tryezës kushtuar Mulla Idriz Gjilani, për të vazhduar pastaj me një 20 janar me një aktivitete kushtuat Jonuz Muliut dhe Akademisë përkujtimore më rastin e 13-vjetorit të ndarjes nga jeta të presidentit, dr. Ibahim Rugova që do të mbahet më 21 të këtij muaji dhe një mbrëmje artistike kushtuar heronjve të qytetit të Gjilanit.

Ndërkaq nga 22 deri më 26 janar do të mbahet festival ii dramës, ‘Talia e Flakës”, për të vazhduar më pas “Xixat e Flakës” për të përfunduar me dy aktivitetet “Pena e Flakës” dhe “Fest Flaka”.

Përndryshe, sipas komunikatës Komuna e Gjilanit edhe më tutje pret ndihmë financiare nga institucionet qendrore të Kosovës, pasi ky manifestim i cili nderon heronjtë, dëshmorët dhe martirët përmes vlerave kulturore, vitin e kaluar është mbështetur krejtësisht nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Edicioni i sivjetëm i këtij aktiviteti është çelur javën që shkojë me homazhe dhe nderime për heronjtë e kombit dhe ndezjen së Flakadanit të Flakës, në sheshin “Rexhep Mala e Nuhi Berisha” të qytetit të Gjilanit.