Gjilan, nesër nis Festivali i Dramës Shqipe ‘Talia e Flakës 2019’

Më shfaqjen e komedisë së Teatrit Kombëtar të Kosovës, “I ligu për mend” me regji të Altin Bashës do të nisë nesër, më 23 janar 2019,  edicioni i sivjetmë i festivali “Talia e Flakës” i cili mbahet në kudër të edicionit të 28 të Manifestimit kulturor ‘Flaka e Janarit”.

Festivali “Talia e Flakës” do të zgjas deri në fund të kësaj jave dhe përveç shfaqjes së TKK-së, do të shfaqen edhe shfaqjet “I vetëm në banesë” e Teatrit të Qytetit të Gjilanit, që shfaqet më 24 të këtij muaji, një ditë më vonë  më 25 janar jepet shfaqja “Kreolët e Ballkanit” e Teatrit Kombëtar Eksperimental të Tiranës.

Ndërkaq më 26 janar 2019, po në kandër të këtij festivali do të jepet shfaqja “Hipokritët ose pacienti anglez” e Qendrës Multimedia nga Prishtina, kurse më 27 janar jepet shfaqja “Kur hana del” e Teatrit ‘Adriana Abdullahu” i Qytetit të Ferizajt,  me të cilën edhe mbylle festivali.

Të gjitha shfaqjet  jepen në Teatrin e Qytetit të Gjilanit, duke filluar nga ora 19:00.

Përveç shfaqjeve në kuadër të këtij festivali këtë vit mbahet edhe Flaka Interaktive, një event i cili do të sjellë  tema dhe përvoja mbi teatrin nga njerëzit e artit teatral.

Flaka Interaktive do të mbahet nga  24 deri më 27 janar 2019 , çdo ditë me fillim në ora 12:00, ne skenën e vogël të Teatrit të Qytetit të Gjilanit.