Foto: Gjykata Themelore në Gjilan

Gjilan, kryetari i Gjykatës takoi gjykatësit e sapodekretuar

Kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Ramiz Azizi, ka pritur në një takim gjyqtarët e rinj, të sapo dekretuar nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Me këtë rast, ai u ka uruar fillimin e mbarë të punës në misionin që kanë marr, njëherët ka ofruar mbështetjen atyre si në aspektin teknik, ashtu edhe profesional.

“Ju jeni e ardhmja e sistemit gjyqësorë të vendit, me fillimin e punës tuaj, numri i lëndëve do të vazhdon të bjerë dhe sukseset nuk do të mungojnë për gjykatë tonë. Ju inkurajoj që të angazhoheni për një sistem të drejtësisë sa më efikas dhe profesional”, ka thënë kryetari Azizi.

Gjyqtarët e rinj pritet që së shpejti të fillojnë trajnimin njëvjeçar në Akademinë e Drejtësisë dhe pas përfundimit të trajnimit, do të ngarkohen me lëndë dhe do të gjykojnë.

Gjyqtarët e dekretuar janë Arben Xheladini, Kaltrina Haliti, Liridona Haziri, Blerina Jakupi dhe Artan Abazi.

Aktualisht Gjykata Themelore në Gjilan numëron 42 gjyqtarë, thuhet në komunikatën e Gjykatës Themelore të Gjilanit.