Bastorja në Gjilan e cila ka filluar përsëri punën pas mbylljes, Foto: Kallxo.com

Gjilan, hapet përsëri bastorja e cila ishte mbyllur nga inspektorët para pak orësh (FOTO)

Sot gjatë ditës, inspektorët e ATK-së e kanë mbyllur një bastore e cila funksiononte në afërsi të një shkolle në Gjilan.
Informacioni se ajo pike e bastit po punonte në afërsi të shkollës ishte raportuar nga qytetarët në KALLXO.com.

Pas kërkesës së KALLXO.com, Inspektoret e ATK-së dolën menjëherë në terren dhe ia vënë shiritin bastores në fjalë.

Mirëpo me tu larguar nga vendi i ngjarjes, pronarët e lokalit u kujdesën që menjëherë ta largojnë shiritin dhe ta hapin bastoren përsëri.

KALLXO.com, ka siguruar foto ku vërtetohet se bastorja filloi punën përsëri.

ATK disa herë radhazi ka mbyllur bastore në vende të ndryshme të Kosovës pas raportimeve të KALLXO.com.

Bastorja në Gjilan e cila ka filluar përsëri punën pas mbylljes, Foto: Kallxo.com

06/02/2019

Raportimi i qytetarëve në platformën KALLXO.com, se në fshatin Strellc të Deçanit dhe fshatin Mazrekaj të Prizrenit funksionojnë bastore në afërsi të shkollave bëri që hulumtuesit e BIRN t’i drejtohen menjëherë  ATK-së me kërkesë për inspektimin e këtyre dy lokaleve.

Me ta pranuar kërkesën nga BIRN, inspektorët tatimorë të njësitit për lojëra të fatit dolën menjëherë në teren.

Raportimi i qytetarit se në afërsi të shkollës në Strellc të Deçanit funksionon një bastore doli të jetë i saktë.

Inspektorët tatimorë në atë lokal gjetën libra të basteve dhe pas konstatimit të tyre vendosën që t’ia vejnë shiritin atij lokali.

Inspektorët vizituan edhe fshatin Mazrrekaj në Prizren mirëpo atje nuk arritën të gjenin ndonjë bastore që operonte në afërsi të shkollës.

Edhe gjatë javës së kaluar në bazë të raportimit të qytetareve në KALLXO.com, inspektoret tatimorë mbyllën dy bastore të cilat ishin të pa licencuara dhe në afërsi të shkollave në Fushë Kosovë.

31/01/2019

Dy bastore janë mbyllur në Fushë Kosovë pas raportimit të qytetarëve në KALLXO.com.

Pas raportimit të qytetarëve në KALLXO.com se në disa lokacione në Fushë-Kosovë po operojnë lokale të lojërave të fatit pa leje dhe në afërsi të shkollave bëri që ky rast të trajtohet me seriozitet nga hulumtuesit e  është bartur tek zyra e standardeve profesionale në Administratën Tatimore të Kosovës, e cila rastin e ka bartur te departamenti përkatës.

Informacioni i verifikuar ATK-ja, Departamenti për Lojëra të Fatit, sot duke u bazuar në raportimin e KALLXO.com ka kryer kontroll në dy lokacione në Fushë-Kosovë dhe një lokacion në fshatin Grabovc të kësaj komune.

Në dy lokale në Fushë-Kosovë ATK ka gjetur se bastoret punonin ilegalisht.

Kurse, në lokacionin në fshatin Grabovc është kontrolluar një lokal afër një shkolle. Lokali ishte i mbyllur, pastaj është hapur nga pronari.

Brenda lokalit nuk është gjetur asgjë edhe pse sipas pronarit më herët lokali ka qenë bastore për një kohë të shkurtër.

Muaj më parë, BIRN (Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese), Ambasada e Britanisë dhe Democracy Plus, kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me qëllim rritjen e mbikëqyrjes së Shoqërisë Civile në proceset e Administratës Tatimore.

Një ndër qëllimet tjera të këtij memorandumi të bashkëpunimit në mes të BIRN, Ambasadës britanike dhe Democracy Plus është edhe angazhimi në luftën e kundër korrupsionit, evazionit fiskal dhe ekonomisë joformale.

https://kallxo.com/pas-raportimit-te-kallxo-com-mbyllet-bastorja-ne-gjilan/?fbclid=IwAR2S2OdTI7mce6ZWMA_Dg4lt0zojuVYwrowfgz8JaEofcZ15Be0LC__gFE4

Kallxo.com