Ilustrim

Gjilan - Gjendet një burrë i vdekur në vendin e punës

Policia e Kosovës njofton se në rajonin e Gjilanit një burrë është gjetur pa shenja jete në vendin e tij të punës. Viktima sipas raportit të policisë ishte punëtor i sigurimit.

Tutje policia sqaron se prokurori ekipi i mjekësisë  ligjore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku këta të fundit trupin e pajetë e kanë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.