Gjilan: Filmohet skandali i korrupsionit, zyrtari merr 2 mijë euro mito

Prangosja e një zyrtari të Komunës së Gjilanit, i cili po kërkonte dy mijë euro mito, është tema e  kësaj jave në emisionin “Drejtësia në Kosovë”.

Emisioni ka siguruar filmime ekskluzive nga momentet kur zyrtari komunal i kishte kërkuar një biznesmeni dy mijë euro për t’i përshpejtuar procedurën e pagesës për një kompensim të një shpronësimi.

Negociatat dhe momentet e transaksioneve të parave janë filmuar nga kamerat e autorizuara nga Prokuroria e Gjilanit.

Në filmimet që shfaqen për herë të parë zyrtari komunal shihet duke marrë 2 mijë euro e po ashtu momenti kur Policia ndërhyn dhe arreston të dyshuarin.

Filmimet dhe reportazhi transmetohen të premten nga ora 22:20 në RTK dhe LIVE në KALLXO.com.