FOTO: Ilustrim

Gjilan, falsifikon datën e lindjes për të vazhduar punën pas pensionimit

Me qëllim që të vazhdoj punën edhe një vit pas pensionimit një person në Gjilan ka falsifikuar datën e lindjes në kopjen e ekstraktit nga Regjistri Qendror të Gjendjes Civile.

Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Gjilan.

Sipas policisë, i arrestuari ka falsifikuar datën e lindjes për shkak të arritjes së moshës për pensionim, dhe me qëllimin që të vazhdoj punën edhe për një vit.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajte.

Rasti nga ana e policisë është cilësuar si legalizim i përmbajtjes së rreme.