Ilustrim

Gjilan, dy të dyshuar zihen në flagrancë duke vjedhur në qendër tregtare

Dy persona janë arrestuar  dje nga policia në Gjilan për një vjedhje.

Të dyshuarit sipas  njoftimit janë arrestuar dje rreth orës 13:00, në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, në Gjilan.

Të dyshuarit të cilët janë arrestuar nga policia, sipas njoftimit janë zënë në flagrancë duke vjedhur artikuj të ndryshëm ushqimor në një qendër tregtare në Gjilan.

Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në qendrën e mbajtjes.