FOTO ILUSTRIM: Arrestim i një të dyshuari - Foto: KALLXO.com

Gjilan, Djali Rrah Babanë

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur mesnatën e datës 30 korrik ndërsa viktima të sulmuesit janë babai dhe vëllai i tij.

“Viktimat kanë pësuar lëndime të lehta trupore”, thuhet në njoftimin e Policisë.

I njëjti sqaron se i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit po mbahet në paraburgim.