Ilustrim

Gjilan, burg për mjekun e akuzuar për ryshfet për lëshim të raporteve specialistike

Gjykata Themelore në Gjilan e ka dënuar me burg një mjek të Spitalit Regjional të Gjilanit i cili akuzohej për marrje ryshfeti në këmbim të lëshimit të raporteve specialistike.

6 muaj burgim dhe ndalim i ushtrimit të profesionit në kohëzgjatje prej një viti, është vendimi i Gjykatës në Gjilan ndaj mjekut me inicialet E.E.

Ai akuzohej se me datë 22.05.2012 në cilësinë e mjekut në Spitalin Regjional në Gjilan ka kërkuar dhe pranuar të holla në shumën prej 30 euro nga e dëmtuara L. H. për lëshimin e tre raporteve specialistike.

I akuzuari është gjykuar për këtë vepër edhe vite më parë, mirëpo Gjykata e Apelit ka rikthyer lëndën në rigjykim.