Ilustrimi: ATK

Gjilan - Arrestohet menaxheri i bastores që hapi lokalin e mbyllur nga ATK

Policia e Kosovës ka arrestuar  menaxherin e një bastore në Gjilan. 

I dyshuari është arrestuar pas i njëjti kishte urdhëruar punëtorët e tij që ta hapin lokalin i cili ishte mbyllur nga zyrtarët e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK).

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.  

Kallxo.com ka raportuar më herët në lidhje me mbylljen e bastoreve që kanë operuar ilegalisht në Gjilan. Po ashtu ka raportuar edhe për ri-hapjen e tyre edhe pas mbylljes nga ATK.

https://kallxo.com/gjilan-hapet-perseri-bastorja-e-cila-ishte-mbyllur-nga-inspektoret-para-pak-oresh-foto/

 

https://kallxo.com/mbyllet-perseri-bastorja-ne-gjilan/

 

https://kallxo.com/arrestohen-tre-persona-pasi-rihapen-bastoret-e-mbyllura-nga-atk-ja/

 

.