Ilustrim

Gjilan - Arrestohet i dyshuari me 281 telefona të kontrabanduar

281 telefona celular të llojeve të ndryshme janë gjetur në një veturë e cila është ndaluar gjatë ditës së djeshme nga policia në Gjilan.

Sipas njoftimit të policisë, gjatë legjitimit dhe kontrollimit në veturën e të dyshuarit janë gjetur me faturë të pavulosur 281 telefona të llojeve të ndryshme, shtatë “iPad” dhe katër USB.

Malli i dyshuar është konfiskuar dhe është dorëzuar në  terminalin doganor Dheu i Bardhë, kurse i dyshuari së bashku me veturën e tij është liruar në procedurë të rregullt.