Gjilan, akuzohet se tentoi ta shlyejë borxhin me 200 euro të falsifikuara

Reshat Troni po akuzohet nga Prokuroria e Gjilanit për vënie në qarkullim 200 euro të falsifikuara.

Sot filloi seanca e parë gjyqësore ndaj këtij të akuzuari i cili nuk e pranoi fajësinë.

Prokuroria e Gjilanit e akuzon Reshat Tronin, se në datën 26.05.2008, në Viti, me dashje ka vënë në qarkullim si të vërtetë bankënotën në vlerë prej 200 euro.

Sipas prokurorisë, I akuzuari ka vepruar ashtu që këtë para të falsifikuar së bashku me shumën tjetër prej 1 mijë e 800 euro, ia ka dorëzuar në emër të një borxhi për blerjen e një automjeti, të dëmtuarit Shemsi Ramadani.

Avokati i të akuzuarit heqi dorë nga kundërshtimi i aktakuzës dhe tha se pafajësia e klientit të tij do të vërtetohet në shqyrtim gjyqësor.

Pas propozimit të avokatit, gjykata vendosi qe të përfundojë seancën fillestare dhe vazhdimin e shqyrtimit gjyqësor ta vazhdojë në datë tjetër.

Tags