Konferenca e Mekanizmit Referues, që merret me parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit - Foto: KALLXO.com

Gjilan, 8 Raste të Individëve të Radikalizuar

Kreu i Mekanizmit Referues, Fadil Kajtazi, i cili merret me parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit, ka thënë për KALLXO.com se deri më tani në komunën e Gjilanit janë 8 raste të referuara.

Këtë ai e bëri të ditur në konferencën për media të mbajtur në Ambasadën e Italisë në Prishtinë.

Mekanizmi referues është pilot-projekt i Projektit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, UNDP, i cili është zbatuar për herë të parë në komunën e Gjilanit.

Sipas Kajtazit, ky projekt deri më tani është treguar i suksesshëm. Nga 8 raste të shqyrtuara, 5 janë raste të deradikalizimit ndërsa 1 rast është në proces tek institucionet e drejtësisë, ndërsa 2 të tjera janë në proces të referimit.

Ndërsa ai ka shtuar se Mekanizmi Referues i Gjilanit ka strukturë të larmishme, në të cilën i referon rastet e individëve të radikalizuar.
“Struktura e përbërjes së këtij Mekanizmi përbëhet nga persona të profileve të ndryshme ku përkatësia profesionale e tyre është kompetente dhe autoritative për t’u përballur dhe trajtuar persona të cenueshëm nga radikalizmi dhe ekstremizmi I dhunshëm”, tha ai.

Sipas Kajtazit, profili profesional i Mekanizmit Referues përbëhet nga zyrtarë policorë, zyrtarë komunalë, zyrtarë socialë, Drejtoria e Arsimit, Prokurori i Shtetit, përfaqësues të institucioneve shëndetësore, të nivelit primar dhe shëndetit mental dhe përfaqësuesi i organizatave rinore.

Ndërsa KALLXO.com dhe emisioni “Drejtësia në Kosovë” kanë raportuar edhe më herët për radikalizmin e dhunshëm dhe dështimin në deradikalizim.

http://kallxo.com/te-miturve-te-denuar-per-terrorizem-u-pamundesohet-shkollimi/

Ndërsa ambasadori italian në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi, tha se për luftimin e ekstremizmit të dhunshëm duhet të ketë qasje gjithëpërfshirëse në mënyrë që të përfshihen të gjithë aktorët relevantë.

Mediet e Huaja e ‘Zmadhuan dhe Thjeshtësuan’ Problemin e Radikalizimit Fetar