Gjetjet më shqetësuese të Zyrës Kombëtare të Auditimit

Në 15 vitet e funksionimit, Zyra Kombëtare e Auditimit ka filluar të udhëhiqet nga vendorët vetëm 2 vite e gjysmë më parë.

Në përvjetorin e këtij institucioni, shefi i ZKA-së, Besnik Osmani përballë Jeta Xharrës tregoi për arritjet e tij në dy vitet e fundit.

“Kemi për herë të parë auditimin e ndërmarrjeve publike nga 0 në vitin 2015 kemi arritur në 15 ndërmarrje publike. Kemi forcuar shumë kontrollin e cilësisë brenda institucionit”, tha Osmani.

Ai po ashtu tregoi në auditimet e përgjithshme, gjetja më shqetësuese është mungesa e bilancit të pasurisë publike.

“Nëse i përmbledhim disa vitet e fundit të gjetjeve. Shqetësimi i parë ka të bëjë me procesin e regjistrimit të pasurive, shteti i Kosovës ende nuk ka një regjistër të saktë të pasurisë publike që nënkupton që shteti nuk e ka në bilancin e vet pasurinë që përfshinë shkollat, rrugët, spitalet, ndërtesat…”, tha Osmani.

Në këtë intervistë Osmani flet edhe për auditimin e ndërmarrjeve, partive politike dhe borxhin publik

Emisionin e plotë “Jeta në Kosovë”, mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: