Gjergj Dedaj - Foto: Facebook

Gjergj Dedaj lëvdon Turqinë

Ambasadori i dekretuar i Kosovës në Maqedoni, Gjergj Dedaj, duket se ka ndryshuar qëndrim ndaj Turqisë e Serbisë.

Dedaj, i cili para pak ditësh kishte bërë thirrje për çrrënjosjen e “mbetjeve” të Turqisë dhe Serbisë nga “Kosova dhe trojet e Gjergj Kastriotit”, tani po thotë se Turqia është shtet mik i Kosovës e Serbia shtet fqinj, me të cilin duhet të tejkalojmë të kaluarën.

https://kallxo.com/gjergj-dedaj-mesazh-per-mbetjet-turke-e-serbe-ne-kosove/

ish-zëvendësministri i Jashtëm i Kosovës është emëruar nga presidenti Hashim Thaçi në detyrën e ambasadorit në vendin fqinj.

Ndërsa, ky është postimi i plotë, i sotëm, i ambasadorit Gjergj Dedaj:

“Ne Shkup do te jam ambasador, perfaqesues i Republikes se Kosoves, i te gjitha komuniteteve pa dallim etnie, gjuhe,religjioni dhe ideologjie politike. Turqia eshte shtet mike e cila ka njohur pavaresine e Kosoves dhe eshte partner strategjik i Republikes se Kosoves, kurse Serbia e sotme, eshte shtet fqinj,me te cilen duhet ta tejkalojme te kaluaren dhe te kemi njohje, bashkepunim reciprok fqinjesore dhe raporte ndershteterore!”.